Renditja e ndeshjeve të 2021-shit/ Ecuri fantastike e Laçit, Bylisi ka siguruar vetëm… 1 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 14:53

Renditja e ndeshjeve të 2021-shit/ Ecuri fantastike e Laçit, Bylisi ka siguruar vetëm… 1 pikë

Vllaznia është krye suesja e Kategorisë Superiore pas 19 javësh kampionat. Shkodranët janë të parët me 40 pikë dhe pas tyre vjen Partizani me 6 pikë më pak, ndërsa fundi i përket Bylisit dhe Skënderbeut me 12 pikë.

festa e lacit (1)

“Panorama Sport” do t’ju paraqesë disa renditje ndryshe, bazuar në statistika specifike të këtyre 19 javëve të luajtura në edicionin e 82-të të Kategorisë Superiore. Nëse bën një renditje të asaj që kanë prodhuar skuadrat në pjesët e para, del që Kastrioti është skuadra me rezultatet më të mira në 45 minuta në këto 19 javë kampionat.

Bazuar te rezultatet e pjesëve të para, Kastrioti kryeson me 29 pikë, me 6 fitore, 11 barazime dhe 2 humbje. Pas tyre vjen Kukësi me një pikë më pak, ndjekur nga Vllaznia dhe Teuta me 26 pikë. Tabelën e renditjes së pjesëve të para e mbyll Skënderbeu me 14 pikëm që i bie të ketë dy më shumë sesa ka aktualisht.

RENDITJA 2021

ILIR CARA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"