“Renditja e Milanit gënjen, nuk mendoj për Juven”, Inzagi: Ja kur e fitojmë “titullin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 14:28

“Renditja e Milanit gënjen, nuk mendoj për Juven”, Inzagi: Ja kur e fitojmë “titullin”

Simone Inzagi i druhet Milanit, edhe pse skuadra e Piolit nuk po kalon momentin më brilant. Kuqezinjtë paraqiten në takimin me fitoren si alternativë të vetme nëse duan të ruajnë ritmin për të arritur një kualifikim në Ligën e Europës.inzagi

Tekniku lacial bën bilancin e sfidës dhe në konferencë për shtyp deklaroi: “Do të jetë një ndeshje delikate, që mund të vendoset nga detajet. Në aspektin fizik nuk jemi në kulmin tonë, por duhet kujdes për të dalë me rezultat pozitiv nga fusha. Gjithsesi, nuk mendoj për Juven sepse titulli ynë është Champions-i”.

Vështirësitë e Milanit konsiderohen si një aspekt, të cilit Simone Inzagi nuk i zë besë dhe paralajmëron ekipin. “Milani është një rival që meriton respektin maksimal. Renditja nuk pasqyron vlerën e tyre të vërtetë, aq më tepër që në ndeshjet e fundit janë paraqitur me nivel të lartë. Pioli ka futbollistë cilësorë, të cilët kanë rritur vlerën e organikës”, përfundoi trajneri i Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"