Renditja e Kategorisë së Parë/ Përfundimi i fazës së parë, ja si ndryshon tabela pas 13 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2023 | 21:29

Renditja e Kategorisë së Parë/ Përfundimi i fazës së parë, ja si ndryshon tabela pas 13 javësh

Faza e parë e Kategorisë së Parë, mbylli sot siparin, teksa pas 13 javësh, renditja kryesohet nga Dinamo me 27 pikë. Në ndjekje të bluve është venë Korabi i trajnerit Kumbarçe, ndërkohë që aty pranë ndodhen dhe Skënderbeu me Flamurtarin.

kategoria-e-pare-1

Me ecurinë e deritanishme, gjasat janë të mëdha që deri në fund të kemi një kampionat mjaft të rivalizuar. Skuadra që e ka provuar më pak shijen e humbjes deri tani është Korabi, me vetëm 1 disfatë, ndërkohë që Dinamo dhe Skënderbeu janë mposhtur 2 herë.

Për sa i përket fundit të renditjes, tabela mbyllet nga Besëlidhja me 10 pikë në 13 ndeshje. Në zonën e  ftohtë ndodhen edhe Turbina, Lushnja dhe Oriku.

Renditja kat 1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"