Renditja e Kategorisë së Parë/ Dinamo rimerr kreun, Skënderbeu tani lufton për mbijetesën. Ja situata pas ndeshjeve të sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:05

Renditja e Kategorisë së Parë/ Dinamo rimerr kreun, Skënderbeu tani lufton për mbijetesën. Ja situata pas ndeshjeve të sotme

Kategoria e Parë ka luajtur dhe ndeshjet e saj të parafundit në javën e tretë, me vetëm një takim që pritet për t’u luajtur për të mbyllur javën.

topi-kategoria-e-pare

Dinamo fitoi me rezultatin e thellë 5-0 përballë Burrelit, duke rimarrë sërish kreun e Superiores, me 7 pikë.

Në sfidën tjetër të ditës, Skënderbeu mori një humbje surprizuese përballë Orikut në transfertë, duke zbritur kështu në vendin e 11-të dhe tashmë nga lufta për Superiore, korçarët futen në luftën për mbijetesë.

REZULTATET:

E SHTUNË (17.09.2022)

KORABI 2-0 LUZI 2008

TURBINA 0-3 FLAMURTARI

TËRBUNI 2-1 TOMORI

LUSHNJA 3-2 BESËLIDHJA

E DIELË (18.09.2022)

DINAMO 5-0 BURRELI

ORIKU 1-0 SKËNDERBEU

E HËNË (19.09.2022)

BESA – APOLONIA

RENDITJA:

renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"