Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi A/ Rivalitet i ashpër për kreun, komandon Sopoti! Gramshi merr 3 pikët e para pas 8 javësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2023 | 20:34

Renditja e Kategorisë së Dytë, Grupi A/ Rivalitet i ashpër për kreun, komandon Sopoti! Gramshi merr 3 pikët e para pas 8 javësh

Kategoria e Dytë ka hyrë në një fazë tepër interesante, teksa renditja është duke marrë formë nga java në javë. Këtë fundjavë u luajtën edhe ndeshjet e para për vitin kalendarik 2023, teksa javën e 9-të në grupin A do ta përmbyllë dueli mes Adës dhe Sopotit të Librazhit.

kategoria-e-dyte

Në këto javë të luajtura është Sopoti që kryeson ne 19 pikë në 8 ndeshje, një më shumë se Valbona e vendit të dytë që ka po 8 ndeshje, ndërkohë aty pranë ndodhet edhe Veleçiku me 18 pikë në 9 ndeshje, teksa në vendin e katërt është pozicionuar Vora me 17 pikë në 8 ndeshje.

Bulqiza-Valbona

Tabelën e mbyll Ada me 1 pikë në 7 ndeshje, teksa Gramshi këtë javë provoi edhe shijen e pikëve, duke mposhtur Shënkollin me rezultatin 2-3.

Renditja Grupi A

PANORAMASPORT.AL

KATEGORIA E DYTË, GRUPI A/ Shënkolli mposhtet në shtëpi nga Gramshi, Veleçiku nuk gabon. Të gjitha rezultatet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"