Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet me 7 vende. Ja klasifikimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2021 | 15:30

Renditja e FIFA-s/ Shqipëria zbret 2 pozicione, Kosova ngjitet me 7 vende. Ja klasifikimi

FIFA ka përditësuar ditën e sotme renditjen e kombëtareve në futboll.

Shqiperia2

Kombëtarja shqiptare ka humbur dy pozicione në tabelën e klasifikimit ku nga vendi i 67 ka zbritur në vendin e 69, duke lënë pas Bullgarinë, Izraelin apo edhe Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të ngjitet në 7 pozicione, ku nga vendi i 122 tani më renditen në vendin e 115.

Vendin e parë në këtë renditje e mban Belgjika, në vendin e dytë ndodhet Brazili dhe podiumin e përfundon Franca nga ku ngjit 5 pozicione.

Në vendin e katërt renditet Anglia, Italia në të pestin, Argjentina në të gjashtin, Spanja në vendit e shtatë, Portugalia në vendin e tetë, Meksika në të nëntin dhe “TOP 10” e mbyll SHBA.

bel

sh

kos

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"