Renditja e FIFA-s / Shqipëria në vendnumëro, Brazili zbret nga “froni” Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2017 | 13:57

Renditja e FIFA-s / Shqipëria në vendnumëro, Brazili zbret nga “froni” Gjermaninë

FIFA ka bërë publike ditën e sotme renditjen për muajin gusht ku Kombëtarja shqiptare ka ruajtur të njëjtin pozicion, vendin e 63-të të cilin e rikuperuan një muaj më parë falë fitores së marrë në Izrael. Në fakt, ky muaj nuk pati ndryshime për shkak se munguan ndeshjet miqësore.

Shqiperia

Bie në sy rikthimi i Brazilit në krye duke zbritur nga froni Gjermaninë. Në vend të tretë ndodhet Argjentina ndërkohë kanë mbetur jashtë dhjetëshes së parë, Spanja dhe Italia që renditen përkatësisht në vendin e 11 dhe 12.

Renditja e FIFA muaji gusht

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur pozicione duke zbritur 3 vende dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 180-të. Renditja e radhës nga FIFA do të publikohet në 14 shtator.

Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"