Renditja dhe golashënuesit, ja çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 21:27

Renditja dhe golashënuesit, ja çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

Këtë fundjavë u luajtën ndeshjet e Kategorisë së Parë në të dyja grupet, të vlefshme për javën e 11-të.

topi-kategoria-e-pare

Ka ndryshuar renditja në grupin A, aty ku Burreli ka marrë kryesimin, pasi mposhti minimalisht Vorën, duke përfituar edhe nga ndalesa e Dinamos, që këtë javë ishte pushim. Ndërkohë në vendin e fundit ka zbritur Veleçiku, që u mposht 2-1 nga Korabi në transfertë.

Akoma më e bukur është bërë gara në grupin B, aty ku Egnatia pas fitores me Lushnjën është shkëputur në krye, me 21 pikë, 7 më shumë se Besa e vendit të dytë që u mposht nga Pogradeci.

Për sa i përket golashënuesve, vendin e parë e mban Skuka i Korabit dhe Kaina i Besës me nga 6 gola.

A

GOLASHËNUESIT

6 gola: Xhuliano Skuka (Korabi);

5 gola: Diogo Da Silva (Dinamo), Jasmin Raboshta, Donati Toma (Burreli);

4 gola: Odeon Bërdufi (Partizani B); 3 gola: Armando Gega (Besëlidhja), Franc Lala (Korabi), Almeida Santos Uelber (Dinamo), Albano Çaushaj (Oriku), Mirjan Hima (Erzeni);

2 gola: Alban Rexhepi, Mariglen Stana (Burreli), Ditmir Ujkaj (Veleçiku), Xhorxhian Boçi (Dinamo), Danilo Gecaj (Erzeni), Arsen Hajdari (Besëlidhja), Lauren Ismailaj (Korabi);

1 gol: Edmond Hoxha, Ded Bushi, Samet Hepaj, Arenc Dibra, Milan Gjorgjeviç, Samet Ruqi, Nikola Milanoviç (Besëlidhja), Mario Beshiraj, David Gjinollari, Agustin Mashi, Ibrahim Keqa, Klevis Sadiku (Vora), Uendi Vecaj, Imer Zuna, Aleks Dedgjonaj…

B

6 gola: Kaina Nunjes (Besa);

4 gola: Mikel Canka (Tomori), Jurgersi Liçkollari (Pogradeci)

3 gola: Armando Mezini (Tomori), Gersi Diamanti (Flamurtari), Jurgen Peqini (Besa), Renato Spahiu (Turbina), Artur Magani (Egnatia);

2 gola: Ndriçim Shtubina, Gëzim Krasniqi, Xhekson Kenio (Egnatia), Andi Ribaj (Flamurtari), Erjon Dragoj, Eldjon Topllari (Pogradeci), Orges Xeka, Ojrazi Abdulxhabar (Lushnja), Paulo Rikardo (Turbina), Brunild Pepa (Tomori);

1 gol: Brixhild Brahimaj, Ildian Shyti, Orjan Xhemalaj, Alked Çelhaka, Dren Gashi, Mario Teqja (Egnatia), Ervis Gjyla, Ergys Alushi, Geraldo Hysi, Donald Bejko (Lushnja), Armenis Kukaj, Adonis Zeqiri, Flavio Meçja, Leart Zekolli (Besa), Kledis Hida, Paolo Kasmollari (Tomori)…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"