RENDITJA/ Bjellorusia i surprizon të gjithë me vendin e parë, Shqipëria humbet mundësinë të marrë kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2020 | 23:17

RENDITJA/ Bjellorusia i surprizon të gjithë me vendin e parë, Shqipëria humbet mundësinë të marrë kryesimin

Bjellorusia udhëheq grupin 4 në Ligën C (Liga e Kombeve) teksa mposhti në shtëpi Kazakistanin. Ekipi përfaqësues sllav fitoi bindshëm ndaj rivalëve kazakë. Pas përfundimit të ndeshjeve të ndalesës sës 4-rt të Ligës së Kombeve, skuadra bjelloruse kryeson me 7 pikë, duke lënë pas në vendin e dytë Lituaninë dhe në të tretin Shqipërinë me nga 5 pikë secili.
EkUHlbAXcAEl4Is
Kuqezinjtë nuk ia dolën të fitonin në tokën lituaneze, edhe pse e dominuan sfidën gjatë 90 minutave. Për shkak të bilancit më të mirë në dy ballafaqimet, Lituania renditet në vendin e dytë para kombëtares sonë teksa në dy përballje ka grumbulluar 4 pikë.

Kazakistani zbret në vendin e fundit me 4 pikë.
EkTuF86XkAM-Xe4
Shqipëria luan dy ndeshjet e ardhshme në tokën e saj dhe ka sërish mundësinë të synojë vendin e parë në grupin 4 të Ligës C.

renditja
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"