Renditen të tretët, largime masive te klubi i Kategorisë së Parë. Ja “divorci” i radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2021 | 19:29

Renditen të tretët, largime masive te klubi i Kategorisë së Parë. Ja “divorci” i radhës

Largime masive nga Korabi. Pas Kadri Birjes, Ervis Çaços, Albi Xhebrahimit, edhe Xhuljan Reçi shpall “divorcin” me dibranët. Ka qenë vetë sulmuesi që ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

xhuljan reci

Ai pritet që të shkojë tek Erzeni, ndërsa është në bisedime me drejtuesit e saj. Nëse gjejnë akordin, atëherë 24-vjeçari nuk do ta ketë të vështirë përshtatjen. Atje do të gjejë edhe Albi Xhebrahimin (që dy ditë më parë firmosi me shijakasit), por edhe ish-trajnerin Dorjan Bubeqi.

Dibranët kanë bërë vetëm një afrim deri më tani, portierin Avernold Qyrani. Nëse katërkëndorin e siguruan, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për mbrojtjen dhe sulmin. E megjithatë, pritet që këto ditë edhe skuadra e Klevis Dalipit të përforcohet në ato reparte ku ka nevojë.

Kujtojmë se Korabi renditet në vendin e 3-të në grupin A, në kuotë të barabartë pikësh me Burrelin e vendit të dytë dhe 4 pikë larg kryesuesve të Dinamos.

FATMIR ZHUZHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"