Renato Sançez shpallet “Lojtari i ri i turneut” në Euro 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2016 | 0:52

Renato Sançez shpallet “Lojtari i ri i turneut” në Euro 2016

Mesfushori portugez Renato Sançez është shpallur “Lojtari ri i turneut” në UEFA Euro 2016. Çmimi, i cili ishte vetëm për lojtarë të lindur pas 1 janarit 1994, u zgjodh nga një panel emrash të njohur, mes të cilëve Aleks Ferguson dhe Alen Zhires.

2390423_w1

Kjo ishte një arritje e jashtëzakonshme për adoleshentin, i cili në katër ndeshjet e para të kombëtares ishte zëvendësues, ndërsa më pas u kthye në një titullar në fazën me eliminim direkt të turneut.

Sançez shënoi golin e tij të parë për kombëtare në sfidën kundër Polonisë, ndërsa hyri në librin e rekordeve në ndeshjen ndaj Francës, duke u bërë lojtari më i ri që luan një finale në moshën 18 vjeç e 328 ditë dhe sigurisht më i riu që e fiton atë.

Futbollisti, të cilin Bajern Mynih e bleu për 35 milionë euro, mundi në garën për këtë çmim simbolik shokun e tij të ardhshëm të skuadrës, francezin Kinglsei Koman, si dhe bashkëkombësin e tij, Rafael Guerreiro.

Mes kandidatëve për të fituar çmimin ishte edhe mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"