Renato Sançez-Milan, Rumenige konfirmon interesimin e kuqezinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2017 | 21:28

Renato Sançez-Milan, Rumenige konfirmon interesimin e kuqezinjve

Portugezi Renato Sançez është piketuar si përforcimi i radhës nga drejtuesit e Milanit, të cilët po mbushin me talente skuadrën e drejtuar nga Vinçenco Montela. Karl Hainz Rumenige, shefi ekzekutiv i Bajern Mynih, klubit që zotëron kartonin e lojtrait, konfirmoi gjithçka në një deklaratë para nisjes drejt Azisë, ku skuadra bavareze do të marrë pjesë në një nga turnetë verorë.

sancez

“E konfirmoj që Milanit i intereson ky futbollist. Por nuk ka ende asnjë akord ekonomik”, tha ai para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se për këtë transferim mund të vazhdonin negociatat.

rumenige

Sançez do i shtohej forcës ofensive të Milanit, që po bën praktikisht një skuadër nga e para dhe që ka qenë shumë aktiv duke afruar futbollistë nga çdo repart. Mesfushori ofensiv nuk ka gjetur shumë hapësira nën drejtimin e Karlo Anccelotit, edhe pse u ble në verën e vitit të kaluar me shpresën që të ishte ai lojtari që do të zëvendësonte Roben apo Riberi në fazën e sulmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"