Renaldo Kalari gati të sakrifikojë, nuk pyet për plagën në vetull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 11:36

Renaldo Kalari gati të sakrifikojë, nuk pyet për plagën në vetull

Trajneri Iuliano i dha besim Renaldo Kalarit që ta nisë nga fillimi ndeshjen me Teutën, që ishte dhe e para për mbrojtësin në këtë sezon si titullar. Minutat e fundit Kalari i luajti i përgjakur, pasi goditja më bërryl e Dediç i kushtoi një plagë në vetullën e majtë. Ndonëse mori pesë të qepura, mbrojtësi ka qëndruar pushim vetëm të premten, ndërsa në dy seancat e tjera është përgatitur normalisht me ekipin.

Kalari

Ndonëse duhet të jetë i kujdesshëm, pasi i duhet të evitojë kontaktin me plagën që ende nuk është rikuperuar, Kalari ka shprehur dëshirën të sakrifikojë. A i ka shprehur gatishmëri stafit edhe për takimin e sotëm. Me sa duket, stafi e ka vlerësuar gatishmërinë e mbrojtësit, aq sa dje rezultonte te formacioni që po praktikohej për ta nisur nga fillimi ndeshjen me Luftëtarin. Gjithsesi, Kalarit i nevojiten masa mbrojtëse për plagën nëse vendoset që të luajë sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"