Relizoi ndaj Kukësit, braziliani Hygor: Kemi skuadër cilësore, golin ia dedikoj… djalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 15:34

Relizoi ndaj Kukësit, braziliani Hygor: Kemi skuadër cilësore, golin ia dedikoj… djalit

Hygor Guimaraesh dhe Gilman Lika janë “heronjtë” e Vllazninë. Falë golave të tyre, shkodranët janë të 2-ët me 12 pikë. Braziliani u shpreh i lumtur për rrjetën e shënuar, e cila është e treta për këtë sezon. Numri “8” i shkodranëve mendon se skuadra është në ritmin e duhur, e megjithatë tregohet i matur kur pyetet për pretendime madhore.

vllaznia hygor

“Kemi një skuadër të mirë, të ndërthurur me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj në moshë. Mendoj se mund të bëjmë mirë këtë sezon, me atë që kemi treguar deri më tani. Normalisht jam shumë i kënaqur për golin, kënaqësi e madhe të shënosh. Të bësh tre gola në 7 ndeshje, normalisht jam i lumtur. Golin ia dedikoj djalit tim”, u shpreh fillimisht Hygor për “Panorama Sport”.


Në lidhje me bashkëkryesimin dhe sfidën e radhës, mesfushori pohoi: “Vendi i parë? Në fakt, tani ka startuar kampionati dhe ka shumë ndeshje akoma. Hap pas hapi, fillimisht kemi Partizanin, pastaj të shohim me radhë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"