Rekordmeni Pano kritikon penalltinë e Zhunior: Mendjemadhësi! Kështu është mungesë serioziteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 22:35

Rekordmeni Pano kritikon penalltinë e Zhunior: Mendjemadhësi! Kështu është mungesë serioziteti

Ledio Pano, ikonë e klubit të Partizanit, ka kritikuar hapur Stenio Zhunior mbi mënyrën se si sulmuesi brazilian humbi penallti në ndeshjen kundër Teutës.

Ledio Pano

Goditja e brazilianit nga pika e bardhë përfundoi jashtë dhe sipas Panos, një nga të paktët persona me saktësi absolute në gjuajtjet e penalltive, duke u renditur në Top 50 të klasifikimit botëror për këtë statistikë, kjo tregon një mungesë serioziteti.

“Kur je brazilian duhet të bësh gjëra që të biesh në sy. Më duhet mendjemadhësi e Zhunior se gjuajtje kështu jam i sigurt nuk i bën as në stërvitje, sepse trajneri të thotë “duhet ta gjuash me seriozitet”. Mendoj se është mungesë serioziteti”, theksoi Pano në “Gol pas Goli” për sulmuesin i cili humbi gjuajtjen nga pika e bardhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"