Rekordmeni Ibrahimoviç, 11 tituj në 13 sezone

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2014 | 18:54

Rekordmeni Ibrahimoviç, 11 tituj në 13 sezone

IbraZlatan Ibrahimoviç ka një marrëdhënie të shkëlqyer me fitimin e kampionatit dhe para dy ditësh ka arritur të fitojë edhe titullin e dytë radhazi në Francë. Ky është titulli i 11-të që fiton si profesionit, por i nënti në letër, pasi kujtojmë se në periudhën kur luante me Juventusin, bardhezinjve iu hoqën dy tituj për shkak të skandalit të “Calciopoli”-t. Sulmuesi ka fituar në çdo shtet ku ka shkelur: Holandë me Ajaksin, Itali me Juventusin, Inter dhe Milan, në Spanjë me Barcelonën dhe së fundmi në Francë me PSG-në. Një karrierë shumë interesante ajo e Ibrahimoviç, fitues në kampion, por asnjëherë në Ligën e Kampioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"