Rekordmeni i golave në Premier Ligë, Alan Shirer nuk e sheh Brojën titullar: Mund t’i duhet kohë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 21:13

Rekordmeni i golave në Premier Ligë, Alan Shirer nuk e sheh Brojën titullar: Mund t’i duhet kohë

Armando Broja po mundohet që të shpërthejë me ekipin e parë të Çelsit dhe sinjalet që dha në ndeshjen me Evertonin, shtynë shumëkënd të mendonte se ai duhet të ketë besimin e plotë të klubit dhe të fillojë të luajë si titullar me londinezët. Por jo për Alan Shirer, sulmuesin legjendar të Njukasëll dhe Anglisë.

shirer

Rekordmeni i golave në Premier Ligë, ku ka tundur rrjetën 260 herë, ka bërë të qartë duke folur për BBC se pret që Çelsi të afrojë një tjetër sulmues. Sipas tij, do të duhet pak kohë që Broja të bëjë hapat që duhen, ndaj londinezët duhet të ndërhyjnë në merkato.

“Mendoj se Çelsi ka bërë disa afrime shumë të mira në verë. Por njëlloj si Evertoni, nuk ka asnjë dyshim se Çelsi ka nevojë gjithashtu për qendërsulmues. Unë e di që ata kanë Brojën, por atij mund t’i duhet kohë. Por ndërkohë ata kanë humbur Lukakun dhe u duhet që të afrojnë një qendërsulmues”, theksoi Shirer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"