Rekordmen në Shqipëri dhe Kosovë, çfarë duhet të bëjë më shumë Daja që të jetë kandidat për Kombëtaren?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2022 | 23:55

Rekordmen në Shqipëri dhe Kosovë, çfarë duhet të bëjë më shumë Daja që të jetë kandidat për Kombëtaren?

Ilir Daja është shembulli më i mirë dhe më i keq në realitetin shqiptar. Njeriu që kishte tre tituj në CV me Elbasanin, Dinamon dhe Skënderbeun, nuk arriti të fitojë asgjë me dy klube të tjera të mëdha si Tirana dhe Partizani.

ILIR DAJA TRAJNER KAMPIONM

U largua mes kritikash dhe gjithnjë me rrethana të paqarta nëse “fajin” e kishte ai apo klubet e kryeqytetit që nuk ia doli dot. Por pikërisht këtu ai tregoi se është shembulli më i mirë. Shembulli i profesionistit të jashtëzakonshëm dhe i një trajneri të aftë që nuk u dorëzua, por mori në dorë Ballkanin dhe bëri një tjetër mrekulli.

Kësaj radhe në anën tjetër të Shqipërisë: në Kosovë. Po pse është Daja shembulli më i keq? Është bash për faktin se çuditërisht sot kur Shqipëria diskuton trajnerin e së ardhmes, ai nuk është fare në listën e FSHF-së. Po pra po, trajneri rekordmen i Shqipërisë dhe Kosovës nuk është në listën e kandidatëve për të drejtuar Shqipërinë. Pas kësaj pyetja që shtrohet është: Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq?!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"