Rekordi mbetet i pathyer, Levandovski dështon të kalojë legjendën Gerd Myler

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 22:49

Rekordi mbetet i pathyer, Levandovski dështon të kalojë legjendën Gerd Myler

Bajerni mori fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur 1-3 në transfertë Grojther Furthin.

leva

Në këtë ndeshje, ylli bavarez Robert Levandovski nuk arriti të regjistronte emrin në tabelën e golashënuesve.

Polaku dështoi kështu të thyente rekordin e Gerd Myler i cili kishte arritur të shënonte gol në 16 ndeshje radhazi me fanellën e Bajernit.

Levandovski kishte shënuar plot 24 gola në 15 ndeshje me Bajernin, por dështoi të shënonte sot për të thyer një tjetër rekord të legjendës së Gjermanisë e futbollit botëror.

Lista e të gjitha ndeshjeve radhazi që ka shënuar Levandovski:

  • Arminia – 1 (gol)
  • Eintrakt – 1
  • Lacio – 1
  • Këln – 2
  • BVB – 3
  • Bremen – 1
  • Lacio – 1
  • Shtutgart – 3
  • Mainc – 1
  • Gladbah – 3
  • Frajburg – 1
  • Augsburg – 1
  • Gladbah – 1
  • BVB – 1
  • Këln – 1
  • Herta – 3
  • Lajpcig – 1
  • Barcelona – 2
  • Bokum – 1

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"