Rekordi i zi në Superiore, 9 trajnerë të larguar në 15 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2019 | 9:24

Rekordi i zi në Superiore, 9 trajnerë të larguar në 15 javë

Edicioni i 81-të i Kategorisë Superiore mund të thyejë çdo rekord negativ sa i përket ndryshimit të pankinave. Kapaku kësaj situate iu vendos të shtunën e 14 dhjetorit, ku tre trajnerë u shkarkuan brenda dy orësh.

Kategoria Superiore

Me sa duket, vendimi i presidentit Gaz Demi për të shkarkuar Franko Lerdën pas humbjes në derbi, u hoqi “frikën” edhe dy homologëve të tij për t’i çuar në “gijotinë” trajnerët e skuadrave, pikërisht Bledi Shkëmbin te Teuta dhe Jorgos Marantasin te Luftëtari. Situata e pardjeshme është për rekord “Guinness”, pasi nuk është parë ndonjëherë që në një kampionat elitar të largohen 3 trajnerë ose 30% e pankinave, në harkun e dy orëve.

Trajneret

Por Lerda, Shkëmbi dhe Marantas nuk janë të vetmit që janë larguar nga drejtimi në Superiore në këto 15 javë, pasi më herët të njëjtin fat kanë pasur edhe 6 kolegë të tyre. Gjithçka nisi pak orë para startit të kampionatit, ku trajneri Klevis Dalipi u largua nga drejtimi i Luftëtarit pa nisur kampionati. Të njëjtin fat pas disa ditësh pati edhe pasuesi i tij te gjirokastritët, Klodian Duro.

Më pas radha u pasua me Sulejman Starovën te Laçi, Ardian Memën te Tirana, Dritan Sadedinin te Flamurtari dhe Julian Ahmatajn, që u bë trajneri i dytë i larguar nga bardheblutë. Këto fakte tregojnë se pankinat e futbollit shqiptar janë “të minuara” dhe trajnerët janë më të pasigurtët. Vetëm katër klube kanë vepruar deri tani pa ndryshime në pankina, Kukësi me Shpëtim Duron, Vllaznia me Mirasd Jonuzin, Bylisi me Veljko Dovedanin dhe Skënderbeu me Ilir Dajën.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"