Rekordi i rrallë i Zhoze Murinjos, nuk ka humbur kurrë në shtëpi të dielën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 11:03

Rekordi i rrallë i Zhoze Murinjos, nuk ka humbur kurrë në shtëpi të dielën

Trajneri portugez i Mançester Junajtid, Zhoze Murinjo ka një nga rekordet më të rralla në futboll. 54-vjeçari nuk ka humbur kurrë në fushën e tij ditën e dielë.

Zhoze Murinjo

Në triumfin e fundjavës së kaluar ku “djajtë e kuq” shkatërruan Evertonin me rezultatin 4-0, Murinjo mbushi 105 pa humbje në shtëpi në ndeshjet e kampionatit.

Jo vetëm kaq, portugezi është i pathyeshëm edhe në kompeticionet e tjera të cilat janë luajtur ditën e dielë, kryesisht ndeshje kupe, me një bilanc 87 fitore dhe 0 humbje në 113 sfida.

murinjo

Përveç rekordit të së dielave, “Speciale One”  ka edhe rekordin e 150 ndeshjeve radhazi në shtëpi, në çdo ditë të javës, pa pësuar asnjë humbje. Kjo epokë e gjatë, nga viti 2002 deri në 2011-ën, u ndërpre nga humbja me Sportingun e Gihonit në “Santiago Bernabeu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"