Rekordi i pazakontë, në 49 raste që ai shënon, ekipi i tij nuk humbet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 18:04

Rekordi i pazakontë, në 49 raste që ai shënon, ekipi i tij nuk humbet

Xhejms Milner, shënoi mbrëmë, emrin në librat e artë të Premier League-s, me penalltinë e shndërruar në gol ndaj Kristal Palas. Lojtari i Liverpulit, u bë i pari që shënon plot tetë 11-metërasha radhazi.

liverpul

Por, një tjetër rekord interesant për Milner është se sa herë që ai shënon, skuadra e tij nuk nuk humbet. Në 49 gola që ai ka shënuar në Premier League, skuadra ku ai ka qenë duke luajtur, ka fituar 39 ndeshje, ndërsa 10 të tjera janë mbyllur në barazik.

Ky rekord ka nisur në vitin 2002, kur atëherë 16-vjeç, Milner shënonte për ekipin e Lids kundër Sandërlend dhe ekipi tij fitonte 2-1.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"