Rekorde negative për Italinë, ja çfarë shënon humbja ndaj Gjermanisë për “Axurrët”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 23:22

Rekorde negative për Italinë, ja çfarë shënon humbja ndaj Gjermanisë për “Axurrët”

Fitorja e Gjermanisë përballë Italisë ka sjellë dhe disa rekorde për të dyja kombëtaret, pozitive dhe negative.

italia

Siç bënë me dije portali i mirënjohur i statistikave, “OptaPaolo”, “Panzerat” fituan për herë të parë në historinë e tyre një përballje zyrtare në kohën e rregullt përballë Italisë. Në 10 përballje që këto dy kombëtare kanë pasur në sfida zyrtare, 6 janë fituar nga “Axurrët” dhe 4 janë mbyllur në përfundim.

 

Gjithashtu, Italia ka marrë një tjetër rekord negativ. Kjo është hera e parë që “Axurrët” pësojnë 5 ose më shumë gola në një sfidë të vetme që nga përballja e vitit 1957 kundër Jugosllavisë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"