Rekord unik në Champions/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, 5 trajnerë italianë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2022 | 12:39

Rekord unik në Champions/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, 5 trajnerë italianë…

Faza e grupeve e Champions-it është mbyllur me një rekord unik për futbollin italian!

Collage Maker-03-Nov-2022-11.22-AM

Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, për herë të parë në histori, 5 trajnerë italianë kanë kaluar fazën e grupeve brenda një sezoni në Champions.

Ata janë: Karlo Ançeloti me Real Madridin, Antonio Konte me Totenhemin, Luçiano Spaleti me Napolin, Stefano Pioli me Milanin dhe Simone Inzagi me Interin.

Vlen të theksohet se koleksionit të trajnerëve italianë, u mungon Masimiliano Alegri me Juventusin e eliminuar nga faza e grupeve në Champions.

Një statistikë unike për futbollin italian.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"