Rekord të prekurish/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: Nëntë viktima dhe më shumë se 700 raste të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 16:44

Rekord të prekurish/ Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat: Nëntë viktima dhe më shumë se 700 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar një rekord të ri të infektuarish me publikimin e të dhënave në 24 orët e fundit. Raportohet se janë testuar pozitivë 711 persona dhe kanë humbur jetën nëntë pacientë me COVID-19. Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë llogaritet 29,837, ndërsa ai i viktimave 646.

corona

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2574 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 

374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan, 21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,  11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier, 7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar, 5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë, 1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 412 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,216 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 60 vjeçar nga Librazhdi, një 63 vjeçar, një 65 vjeçar, një 70 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar dhe një 79 vjeçar nga Shkodra, një 70 vjeçar nga Durrësi, një 75 vjeçar nga Korça, një 81 vjeçar nga Gjirokastra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

COVID-19 – Statistika (18 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  711

Të shëruar ne 24 orë                412

Të shtruar në spitale               420

Humbje jete në 24 orë                    9

Testime ditore                         2,574

Testime totale                        163,025

Raste pozitive                        29,837

Raste të shëruara                  14,216

Raste Aktive                          14,975

Humbje jete                          646

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                 7406

Durrës                 1167

Fier                      1162

Korçë                  906

Shkodër             810

Elbasan             771

Lezhë                 673

Vlorë                 671

Berat                 512

Gjirokastër      399

Kukës                361

Dibër                  137

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"