Rekord shpejtësie tek Tirana në sfidën ndaj Apolonisë, shikoni lojtarin që ka impresionuar stafin teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 15:19

Rekord shpejtësie tek Tirana në sfidën ndaj Apolonisë, shikoni lojtarin që ka impresionuar stafin teknik

Në sfidën Tirana-Apolonia e cila u përfundua me rezultatin 5-2 në stadiumin “AIR Albania”, Isak Giamfi është lojtari që ka arritur të vrapojë me një shpejtësi maksimale prej 35,6 km/h në minutën e 83′ të sfidës duke impresionuar stafin teknik, të cilët e kanë evidentuar këtë shpejtësi nëpërmjet një sistemi “GPS”.

GIAMFI

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Tiranës me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

POSTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Klubi i çudirave! Lojtari Isak Giamfi ka impresionuar stafin teknik me rezultatet e performancës së tij në ndeshjen e fundit Tirana-Apolonia. Sistemi GPS i mundësuar nga kompania prestigjoze Koreane Fitogether.Inc tregoi në të dhënat e fundit se lojtari ka thyer rekordin e shpejtësisë brenda skuadrës, duke arritur të vrapojë deri në 35,6 km/h në minutën e 83’ të ndeshjes në një nivel që klasifikohet si nivel i shpejtësisë së lartë. Mund të themi se ky është një virtyt i rëndësishëm i mesfushorit dhe monitorimi i performancave do të përforcojë me shumë punën e skuadrës në fushë. #nejemitirona⚪️?

@fitogether.football ? @isaacgyamfi55 ???”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"