Rekord prezencash në fazën çerekfinale të Champions-it, kush është skuadra me më shumë ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2023 | 23:20

Rekord prezencash në fazën çerekfinale të Champions-it, kush është skuadra me më shumë ndeshje

Bajerni ka arritur në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve për herë të 21-të, një rekord. Çelsi i ka fituar 8 nga 11 duelet çerekfinale të Champions-it në historinë e vet. Interi nuk arrinte në fazën çerekfinale që prej vitit 2011, një sezon pas triumfit të tyre të tretë në këtë kompeticion.

champions

Në moshën 22 vjeç e 236 ditë dhe pas vetëm 25 ndeshjesh, Haland është lojtari më i ri dhe më i shpejtë që arrin kuotën e 30 golave në Champions. Milani u rendit në vendin e fundit të grupit të tyre në Champions sezonin e shkuar, hera e parë që ata kualifikoheshin në fazën e grupeve që prej vitit 2000. Reali i Madridit u bë skuadra e parë që arriti kuotën e 300 ndeshjeve në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e dytë të 1/8-ave kundër Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"