Rekord pas rekordi, Çavi vazhdon t’i “shkelë syrin” Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2021 | 12:02

Rekord pas rekordi, Çavi vazhdon t’i “shkelë syrin” Barçës

Çavi Hernandez po vazhdon të shkëlqejë në karrierën e tij si trajner teksa me skuadrën e Al-Sadit po vendos rekord pas rekordi.

çavi

41-vjeçari është prej dy vitesh në krye të klubit nga Katari ku ka fituar 7 tituj deri tani. Al Sad fitoi ditën e djeshme 1-3 ndaj rivalëve të Um Salal duke arritur një rekord më vete në këtë ligë.

Skuadra e drejtuar nga Çavi kapën një rekord ndeshjen radhazi pa u mposhtur, plot 34. Në total, 41-vjeçari ka udhëhequr Al-Sadin në 93 ndeshje prej të cilave ka fituar 63, ka barazuar 14 dhe ka humbur 16.

Ndërkohë ish-mesfushori është emri më i përfolur si zëvendësuesi i Ronald Kuman te Barcelona, me katalanasit që duhet t’i marrin vërtetë në konsideratë këto statistika.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"