Rekord nga Bundesliga/ 38 goditje në 5 javë, Bonifejs: Më kanë humbur 25 gola
Viktor Bonifejs ia ka dalë të lërë gjurmë në Bundesligë pas 5 javësh, konkretisht sulmuesi i Bajer Leverkusenit numëron 38 goditje në portë, askush nuk e ka shënjestruar kaq shpesh kuadratin mik sa “pyka” e “aspirinave” në historinë e ligës gjermane.
Rekordi i mëparshëm mbante firmën e Uve Vegman përgjatë sezonit 1994-1995 me fanellën e Bohumit. Pas kësaj arritjeje nuk kanë munguar as fjalë e protagonistit, i cili nuk i ka lënë mangët kritikat vetes: “Nëse godet në portën rivale në 38 raste, duhet të kesh finalizuar të paktën 25 gola, kurse unë kam mbetur në kuotën e 6 konkretizimeve”.
Kjo është arsyeja se përse nuk duhet ta përgëzoj veten. Për sa kohë që e gjej rrugën e rrjetës dhe Leverkuseni fiton nuk ka asnjë shqetësim”, përfundoi Bonifejs, autori i 6 golave në Bundesligë me fanellën e Bajer Leverkusenit.
Ekipi nën urdhrat e Ksabi Alonsos gjendet në krye të tabelës së bashku me kampionët në kuotën e 13 pikëve pas 5 raundesh.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"