Rekord negativ në stadiumin “Skënderbeu”, më shumë policë se sa tifozë. Arbitri nuk pret fundin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 20:49

Rekord negativ në stadiumin “Skënderbeu”, më shumë policë se sa tifozë. Arbitri nuk pret fundin

Korçarët kanë trium fuar në Kupë, ndërkohë që në Korçë është regjistruar një rekord negativ për praninë e tifozëve në stadium. Jo vetëm kaq, por në takimin e djeshëm duket se prania vetëm e zëvendëspresidentit Boshku dhe jo ajo e Takajht, ka bërë që ekipi të shpërthejë me tre gola.

Skenderbeu55

Ka pasur momente ankthi për Jashanicën, ndërkohë që portieri Shehi ka thyer një rekord me mosprezencën e tij. “Panorama Sport” sjell disa momente të veçanta gjatë takimit të djeshëm:

* Më shumë policë se tifozë ka pasur në ndeshjen e pasdites së djeshme në Korçë, ndërkohë që “ujqërit” dje i ka “trembur” i ftohti që kishte pushtuar qytetin juglindor. Sigurisht që, një nga arsyet më të mëdha ishte kualifikimi, Skënderbeu kishte arritur që në sfidën e parë në Durrës.

* Temperatura mesatare në qytetin e Korçës ishte -2 gradë celsius në momentin e ndeshjes Skënderbeu-Teuta, ndërkohë që këto temperatura të ulëta detyruan disa lojtarë të Skënderbeut të vendosnin doreza në duar. Ata ishin Xhejms, Gavazaj, Soue, Dita, Muzaka, Lilaj dhe Radas, ndërkohë që nga ekipi i Teutës vetëm A.Bilali kishte vendosur doreza.

* Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, dje si rrallëherë ka munguar për arsye të angazhimeve private në kryeqytet, ndërkohë që homologu i tij Edmond Hasanbelliu mbërriti në Korçë 30 minuta përpara startit dhe e ndoqi gjithë takimin në pjesën e brendshme të tribunës.

* Tribuna qendrore e stadiumit “Skënderbeu”, dje edhe VIP-at i kishte me gishtat e dorës, teksa korçarët i përfaqë- sonte zv/presidenti Arlind Boshku, ndërkohë që prapa tij ishin Gjergji Papa, Andrea Mano dhe Gjergji Mero, personalitetet e vetme në këtë 90-minutësh të kthimit të Kupës. Pas përfundimit të takimit në formën e humorit mund të themi që me ardhjen e vetme të zv/presidentit Arlind Boshku skuadra kishte më shumë fat, pasi fitoi 3-0, ndërkohë që shumë herë që vjen presidenti Takaj, ekipi nuk fiton më shumë se me një gol.

* Në mungesë të kapitenit Shehi, dje shiritin e kapitenit e ka mbajtur kroati Marko Radas, ndërkohë që portieri dje theu një rekord, teksa qysh në vitin 2010 asnjëherë nuk ishte jashtë skuadrës. Dje, Shehi jo vetëm që nuk ishte në formacion, por nuk ishte as në stol, çka nuk ndodhte që përpara tetë vitesh.

* Gentjan Begeja debuton me humbje në stolin e Teutës.

* Në minutën e 88-të, Bajram Jashanica nxjerr gjurin në fushë, edhe pse u fut në të 63-ën minutë. Ka momente ankthi dhe kosovari pas ndeshjes dërgohet në spitalin e qytetit së bashku me mjekun Jorgo Pantazi.

* Në minutën e 90-të u akorduan 2 minuta shtesë, ndërkohë që, duke parë se çështja e kualifikimit thuajse ishte e mbyllur dhe për shkak të ngricave në juglindje, gjyqtari Kuka e mbyll 30 sekonda përpara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"