Rekord në “Elbasan Arena”, 5 ndeshje brenda 7 ditësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 0:06

Rekord në “Elbasan Arena”, 5 ndeshje brenda 7 ditësh

“Elbasan Arena” po vuan këto ditë ngjeshjen e ndeshjeve. Stadiumi i Elbasanit ka pasur ngarkesë përtej limiteve përgjatë këtyre ditëve të fundit, ku janë zhvilluar shumë ndeshje dhe janë në plan për të luajtur të tjera. Brenda 7 ditësh do të luhen plot 5 ndeshje, thuajse një për çdo ditë.

Kukesi-Apolonia Elbasan Arena

Për momentin, për fat të mirë nuk ka dëmtime të terrenit sportiv, por me këtë ritëm rreziku është i madh. Më 8 qershor u zhvillua finalja e U-15-ës midis Internacionalit dhe Apolonisë, për t’u pasuar të shtunën me sfidën Kukësi-Teuta. Të dielën luajti Elbasani me Ilirinë, pra 3 takime në harkun kohor të 5 ditëve, por “Elbasan Arena” u mbajt pa pasur probleme.

Në program gjatë kësaj jave janë për t’u luajtur 2 ndeshje të tjera, sot një finale e përfaqësueseve rajonale, ndërsa nesër luhet finalja e U19-ës midis Apolonisë dhe Internacionalit. Një numër i lartë ndeshjesh, edhe pse nuk bëhet fjalë për ekipet e para. “Elbasan Arena” është stadiumi i Elbasanit dhe i Kukësit. Kalendari në këtë fundsezoni i sheh të dyja ekipet si pritëse në të njëjtën javë, ndaj ka qenë e detyrueshme që të luhej në të njëjtin stadium.

Vladimir Mema – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"