Rekord ndaj Spanjës, Nojer paralajmëron Gjermaninë: Kujdes nga Morata!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 17:39

Rekord ndaj Spanjës, Nojer paralajmëron Gjermaninë: Kujdes nga Morata!

Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Nojer, foli para ndeshjes së sotme në Sevije të Spanjës, aty ku skuadra e tij do të përballet me iberikët. Për portierin gjerman kjo ndeshje vlen shumë dhe për këtë skuadra do të japë gjithçka në fushën e lojës edhe pse është e vetëdijshme për forcën e kundërshtarit. Nojer do parakalojë rekordin e ishlegjendës Zep Majer me 96 ndeshje në portën e Gjermanisë.
Eep4ExiXsAIGLXg
Ka ndryshuar Gjermania në syrin tuaj?
Të gjithë kemi qenë dëshmitarë se si skuadra është rritur në ndeshjet e fundit. Jam shumë i lumtur që jemi këtu ku jemi. Shpresoj që nesër (sot) të luajmë njëlloj si ndaj Ukrainës. Do të ishte një mbyllje e mirë e vitit, pasi do të ruanim vendin e parë në grup.

Me ndeshjen ndaj Spanjës do të parakalonit rekordin e Zep Majerit, si ndiheni?
Jam shumë krenar për këtë gjë. Edhe pse nuk e kam menduar asnjëherë. Por kur mendon që ke arritur një rekord si ai i Zepit, nuk mund të ndihesh më i lumtur. Ai ka qenë një idhull i të gjithëve, një legjendë në portë.
15991618312170
Sa e rëndësishme është një fitore ndaj iberikëve?
Për pozitën e grupit shumë, por edhe për moral. Skuadra ka vuajtur jo pak në startin e ligës së kombeve duke marrë rezultate që ndoshta edhe nuk i ka merituar me lojën që ka bërë. Por mendoj që tani ai moment është kaluar dhe ne kemi gjetur vazhdimësinë. Një fitore ndaj spanjollëve do të ishte pa dyshim mënyra më e mirë për të mbyllur këtë vit të vështirë me kombëtaren.
MORATA
Kujt i druheni më shumë nga skuadra kundërshtare?
Kur flitet për një skuadër si Spanja është e vështirë të drejtosh gishtin një lojtari të caktuar. Ata janë një skuadër e madhe me lojtarë të cilët luajnë në klubet më të mirë në Europë. Morata është një kundërshtar shumë i fortë, e kam ndeshur edhe më parë ndaj Atletikos dhe Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"