“Rekord” miqësoresh, Dovedan i kënaqur nga sulmuesi nigerian dhe Ymeralilaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 18:51

“Rekord” miqësoresh, Dovedan i kënaqur nga sulmuesi nigerian dhe Ymeralilaj

U bënë gati dy muaj pa ndeshje zyrtare, por në Ballsh i kanë kthyernë “modë” miqësoret. Për të mbajtur trupin më formë, ekipi i parë dhe ai U-21 po luajnë vazhdimisht. Ballshiotët janë konsoliduar dukshëm këtë verë dhe këtë e kanë treguar sidomos në takime që kanë zhvilluar me ekipet e Superiores apo pretendentët e së Parës. Kjo verë do të hyjë në histori edhe për faktin se janë luajtur mbi 30 miqësore nga mallakastriotët.
Bylis
Por, nuk do të mbyllet me kaq, pasi kanë planifikuar edhe dy këtë javë. Me kampionatin që vazhdon bojkotin, nuk kanë zgjedhje tjetër. Sot 21-vjeçarët do të shkojnë në Fier për të sfiduar skuadrën U-19 të Apolonisë. Dhe duhet thënë që në këtë grup-moshë përfshihen edhe elementë të ekipit të parë dhe vetë Veljko Dovedan i ka vëzhguar.

Në fundjavë pastaj do të jetë ekipi i madh që do të përballet me Skënderbeun. Nëse një javë më parë u ndeshën në “Tropikal”, këtë herë do t’i presin në “Adush Muça”. Bylisi nuk është mundur nga asnjë nga skuadrat e elitës, madje ka fituar edhe ndaj Kukësit. Ajo që bie në sy në këto miqësore është edhe “fitimi” i disa lojtarëve të talentuar, mes tyre beratasi Ruçi, Macolli, Carkanji, Trumci, Radovani e Alinani. Janë duke kapur formën e tyre më të mirë edhe dy titullarë, të cilët vijnë nga operacione të vështira prej sezonit të fundit. Sulmuesi Beji Antoni po shënon vazhdimisht, duke dëshmuar se do të jetë një nga pikat më të forta të ofensivës. Po bind edhe mbrojtësi Franci Ymeralilaj, duke dhënë shpresë për kampionatin që do të fillojë nga momenti në moment.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"