Rekord lëvizjesh/ Lushnja ka bërë 12 afrime në merkato (LISTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2020 | 20:41

Rekord lëvizjesh/ Lushnja ka bërë 12 afrime në merkato (LISTA)

Lushnja e edicionit të ri do të ketë shumë ndryshime nga ajo e sezonit të kaluar, ndryshime që kanë prekur të gjitha repartet dhe trajneri Ilir Gjyla duhet të bëjë gjithçka thuajse nga e para.

lushnja

Largimet e shumta i detyruan drejtuesit e klubit të bëjnë afrime të shumta, ndërkohë që një pjesë tjetër, kryesisht lojtarë të rinj në moshë, kanë rinovuar edhe për një vit. Numërohen me gishtat e njërës dorë titullarët e sezonit të fundit që kanë qëndruar me fanellën verdhejeshile. Janë vetëm Mone, Alushi dhe mbrojtësit Dervishi e Musaku.

EDHE DY RINOVIME – Klubi lushnjar ka zyrtarizuar 12 lojtarë të rinj, po aq sa janë edhe ata që kanë rinovuar. Ishte një verë krejtësisht ndryshe për verdhejeshilët, sepse kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë lëvizje. Pjesa më e madhe e lojtarëve preferonte të rinovonte, kurse këtë herë një ekip i tërë, 11 vetë, zgjodhën të luanin për një skuadër tjetër dhe braktisën “Roza Haxhiun”. Ndryshimi tjetër është se klubi ka afruar edhe disa futbollistë nga tregu i huaj.

Sekretari Edison Koçi ka zyrtarizuar edhe dy futbollistë të tjerë si pjesë e Lushnjës sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për një rinovim dhe një lojtar të ardhur nga të rinjtë. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Renato Dervishi, do të luajë sezonin e tretë radhazi me këtë skuadër, pas rikthimit nga Shkumbini. Futbollisti 24- vjeçar ka firmosur kontratën 1-vjeçare, duke u konfirmuar edhe për një sezon te verdhejeshilët. Gjithashtu, ka firmosur kontratën edhe kapiteni i të rinjve, Mikel Bregu.

Ky është futbollisti i dytë që vjen nga akademia lushnjare, pas mesfushorit Endi Gjyla. “Bregu dhe Dervishi kanë firmosur kontratën dhe janë zyrtarisht lojtarë të Lushnjës për sezonin e ri. Ata tashmë ndodhen me skuadrën në Përmet, ku po zhvillohet faza përgatitore”, është shprehur sekretari Edison Koçi për gazetën.

LËVIZJET E LUSHNJËS

TË LARGUAR

OLTJAN HAREMI

RUDIN NAKO

LEDION RUÇO

ENDRIEN MAGANI

LEDJAN TAULLAHU

OKELJAN BAZE

ENEO SULKJA

BRUNILD PEPA

MIKEL CANKA

KLEJDI BRANICA

ARMANDO MEZINI

RINOVIME

ARJOL KALOSHI

RENATO DERVISHI

DIONIS MUSAKU

ADRIATIK BASHA

ARBËR MONE

MELIS HAXHIU

ERGYS ALUSHI

ERVIS GJYLA

ENDI GJYLA

MIKEL BREGU

DIEGO ZHUGA

REDIOL ADEMI

TË AFRUAR

SAMET BAJRI

ITUA ALADE HAMZA

LUIS HENRIKE GOMES DA SILVA

BONI ELAT FRENK VALERI

ABDULXHABAR OJARAZI

ETUDAIJE

ORGES XEKA

FABIAN BLAKÇORRI

GERALDO HYSI

LEDIO QOSHKU

ALEMAO ZDRAVA

IGLI DOKO

KEJSION KUMANAKU

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"