REKORD/ Kthehet “Ramosi i keq” me Mançester Sitin, kapiteni i Realit “nxin” akoma më tepër statistikat në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 23:36

REKORD/ Kthehet “Ramosi i keq” me Mançester Sitin, kapiteni i Realit “nxin” akoma më tepër statistikat në karrierë

Kartoni i kuq i sotëm i marrë nga kapiteni i Real Madridit Serxho Ramos në supersfidën e përfunduar në mënyrë të errët për madrilenët 1-2 në favor të Mançester Sitit shënoi një tjetër rekord për veteranin spanjoll.

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 26: Referee Daniele Orsato awards Sergio Ramos of Real Madrid a red card during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Real Madrid and Manchester City at Bernabeu on February 26, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Manchester City FC via Getty Images)

Ai u bë futbollisti më i ndëshkuar me kartona në historinë e Ligës së Kampioneve duke parakaluar Zllatan Ibrahimoviçin dhe ish-mesfushorin e Juventusit dhe Holandës Edgar Davids.

Pavarësisht lidershipit dhe karakterit të paepur për të fituar, 33-vjeçari ka krijuar paralelisht me sukseset e tij dhe anën e errët si njëri prej futbollistëve më të padisiplinuar në historinë e futbollit.

Kapiteni i Spanjës ka vendos rekorde që e bëjnë akoma më tepër një lojtar famëkeq, të cilat renditen si më poshtë:

-Futbollisti me më shumë kartona në kampionatin spanjoll
-Futbollisti me më shumë kartona të marrë në historinë e Real Madridit
-Futbollisti me më shumë kartona në historinë e kombëtares së Spanjës
-Futbollisti me më shumë kartona në historinë e Ligës së Kampioneve

Por, penalizimin e tij Reali do ta vuajë shumë për ndeshjen e kthimit kundër Mançester Sitit në Angli, pasi Ramos do të mungojë dhe madrilenët duhet të bëjnë të pamundurën për të siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"