Rekord i pabesueshëm i klubeve spanjolle, kanë fituar 18 finalet e fundit radhazi ndaj ekipeve të shteteve të tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 0:31

Rekord i pabesueshëm i klubeve spanjolle, kanë fituar 18 finalet e fundit radhazi ndaj ekipeve të shteteve të tjera

Klubet spanjolle janë të jashtëzakonshme në finalet ndërkombëtare. Këtë e tregon edhe shifra mbresëlënëse e regjistruar sot pas suksesit të Seviljes ndaj Romës në finalen e Ligës së Europës.

bandicam 2023-06-01 00-30-11-302

Me suksesin e andaluzëve me penallti përballë italianëve, kjo ishte finalja e 18 radhazi në Ligën e Kampioneve apo në Ligën e Europës që klubet spanjolle fitojnë ndaj një rivali të një shteti tjetër.

Për herë të fundit, ajo që ishte mundur  nga spanjollët ishte Valencia në finalen e vitit 2001 në Ligën e Kampioneve ndaj Bajern Mynih.

Më pas, nis një seri ku skuadrat spanjolle njohin vetëm fitore ndaj kundërshtarëve të një shteti tjetër me 4 Liga Kampionesh të Real Madrid, 4 Liga Kampionesh të Barcelonës, 6 Liga Europe nga Sevilja, 2 Liga Europe nga Atletiko Madrid dhe nga një e tillë për Valencia e Vijareal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"