Rekord humbjesh, presidenti i Memushajt: Fajin e kanë shtrigat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2017 | 19:31

Rekord humbjesh, presidenti i Memushajt: Fajin e kanë shtrigat

Benevento, ekipi i fundit në klasifikimin e Serisë A italiane, po kalon një formë skandaloze në kategorinë më lartë të futbollit në gadishullin apenin. Nga 12 ndeshje që ka luajtuar, ekipi ku aktivizohen edhe Memushaj e Gjimshiti, i ka humbur të 12.

Memushaj

Rekord tjetër negativ, janë edhe 31 golat e pësuar, dhe vetëm 5 të shënuar, teksa edhe faza e parë e kampionatit po i drejtohet fundit. Por, presidenti, Oreste Vigorito, e gjen fajin tek diçka e pazakontë, për lojën e dobët të skuadrës së tij.

gjimshiti benevento

“Marrim lëvdata nga çdo anë, por gjithmonë pa pikë të fituara. Fajin e ka ndikimin i ligë që gjithmonë është lidhur me këtë qytet.. pra shtrigat. Po, e vërtetë. Jam paragjykues”, ka thënë Vigorito për Gazzetta dello Sport.

oreste vigorito

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"