Rekord historik, Hysaj shkruan emrin në librin e legjendave të Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 11:14

Rekord historik, Hysaj shkruan emrin në librin e legjendave të Napolit

Napoli bëri një përmbysje të çmendur në minutat shtesë kundër Kievos, duke qëndruar ende në garë për titullin kampion në Itali. Skuadra e shqiptarit Elseid Hysaj ia doli që të shmangë një tjetër hap fals, i cili do të rezultonte fatal me vetë ecurinë që po kalon Juventusi deri më tani në Itali.

Hysaj5

Mirëpo, përballja e të dielës nuk ka qenë e veçantë për shqiptarin vetëm në sajë të përmbysjes, por edhe për numrin historik të ndeshjeve me fanellën e Napolit

“MISTER 100”

Ndeshja me Kievon ka qenë një sfidë jubile për shqiptarin. Hysaj ka luajtur takimin e 100- të në Serinë A me fanellën e napolitanëve. Një arritje për vetë shqiptarin, i cili shënon një tjetër rekord personal me skuadrën, e cila është duke synuar titullin kampion në Itali.

Hysaj

Hysaj ka shënuar emrin në librin e rekordeve të skuadrës që e kanë arritur këtë shifër ndeshjesh të luajtura. Shqiptari bëhet lojtari i 122-të që ka luajtur të paktën 100 ndeshje me Napolin vetëm në kampionatin italian në Serinë A. Shqiptari u ble nga Empoli për vetëm gjashtë milionë euro dhe tashmë vlera e tij është të paktën dhjetëfish më e lartë.

hysaj

KONTRATA

Mediat pranë skuadrës napolitane bëjnë me dije se kjo do të jetë java, në të cilën palët do të ulet në bisedime për të ardhmen e shqiptarit. Presidenti Aurelio De Laurentis dhe menaxheri i shqiptarit do të vendosin në lidhje me një rinovim të mundshëm, i cili do të shoqërohet me parametra më të mirë financiarë për Hysajn, por edhe me një klauzolë që do të ketë rritje në vlerë. Aktualisht, është 50 milionë euro, por mund të shkojë mbi 80 deri në 100 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"