Rekord dëmtimesh në NBA: Ja yjet që u ndalën në “play off”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2021 | 23:00

Rekord dëmtimesh në NBA: Ja yjet që u ndalën në “play off”

Rasti i Janis Antetokounmpo është i fundit i një serie të gjatë dëmtimesh që kanë karakterizuar ndeshjet e “play off”-it këtë sezon në NBA. Një situatë që “tërboi” edhe LeBron Xhejmsin, sipas të cilit shkaku i këtyre problemeve fizike duhet kërkuar tek mungesa e pushimit, pas sezonit të kaluar, që u spostua për disa muaj prej emergjencës së COVID-it.

https___dairylandexpress.com_wp-content_uploads_getty-images_2018_04_946638886-milwaukee-bucks-v-boston-celtics-game-one.jpg-850x560 (1)

Por, le të shohim se kush janë lojtarët e rëndësishëm që janë detyruar të ngrenë flamurin e bardhë në “play off”, duke munguar për të paktën një ndeshje gjatë këtij sezoni.

Janis Antetokounmpo (Milluoki)- Ndrydhje në gjurin e djathtë. Është në dyshim të madh për ndeshjen e pestë finale të konferencës, ndaj Atlantas.

Trae Jang (Atlanta)- Dëmtim në kavilje. Humbi ndeshjen e katërt finale të konferencës kundër Milluokit.

Kris Pol (Feniks)- Protokolli COVID e detyroi të mbesë jashtë dy ndeshjeve të para finale të konferencës.

Kauhi Leonard (Klipers)- Ndrydhje të gjurit të djathtë, me prekje edhe të ligamentit të kryqëzuar të përparmë). Humbi ndeshjen e pestë dhe të gjashtë të gjysmëfinaleve dhe është jashtë gjatë të gjitha takimeve finale të konferencës kundër Feniks.

Ivan Zubak (Klipers)- Ndrydhje në gjurin e djathtë. Humbi ndeshjen e pestë finale të konferencës ndaj Feniks. Kajri Irving (Bruklin)- Ndrydhje në kaviljen e djathtë. Mungoi në ndeshjet 5,6 dhe 7 gjysmëfinale të konferencës kundër Milluokit.

Xhejms Harden (Bruklin)- Tërheqje muskulore e gradës së dytë në kofshën e djathtë. Mungoi në ndeshjet 2,3 dhe 4 gjysmëfinale kundër Milluokit.

Xhoel Embid (Filadelfia)- Dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë. Mungoi në ndeshjen e pestë gjatë raundit të parë të “play off”-it kundër Uashingtonit.

Entoni Devis (Lejkërs)- Tërheqje në ijë. Mbeti jashtë ndeshjes së pestë në raundin e parë të “play off”-it ndaj Feniks, për t’u dëmtuar përsëri në takimin e gjashtë.

Donovan Mitçell (Jutah)- Dëmtim në kaviljen djathtë. Humbi ndeshjen e parë të raundit të parë “play off” ndaj Memfisit.

Majk Konlei (Jutah)- Tërheqje në kofshë. Mungoi në ndeshjen 1 dhe 5 gjysmëfinale ndaj Klipers.

Dani Grin (Filadelfia)- Tërheqje në pulën e djathtë. Humbi ndeshjet 4, 5, 6 dhe 7 gjysmëfinale kundër Atlantës. Donte

Dvinçenco (Milluoki)- Theu tendinën e këmbës së djathtë. Humbi ndeshjen e katërt në ruandin e parë ndaj Majemit dhe të gjithë “play off”-in.

Uill Barton (Denver)- Tërheqje në kofshën e djathtë. Mungoi në të gjashta takimet e raundit të parë kundër Portland, si dhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Feniksit.

Xhamal Mërrej (Denver)- Këputje të ligamentit të kryqëzuar. Mbeti jashtë për të gjithë “play off”-in.

Kemba Uollker (Boston)- Ndrydhje në gjurin e djathtë. Mungoi në ndeshjen e katërt dhe të pestë të raundit të parë “play off” ndaj Bruklin.

Xhailen Braun (Boston) – Frakturë në pulsin e majtë. Humbi të gjithë fazën “play off”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"