“Rejës duhet t’i besohet rinovimi”, Salihi rrëfehet nga Amerika: Vllaznia më surprizoi, problemi i Tiranës është se…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Tetor 20, 2019 | 9:17

Kombetarja LAJMI KRYESOR Të fundit

“Rejës duhet t’i besohet rinovimi”, Salihi rrëfehet nga Amerika: Vllaznia më surprizoi, problemi i Tiranës është se…

Pas shkëputjes nga futbolli i luajtur, tashmë Hamdi Salihi ka hapur një kapitull të ri në jetën e tij personale, dhe bashkë me familjen janë zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më saktësisht në Kaliforni.

salihi

Në një intervistë ditën e djeshme për “Supersport”, Salihi komentoi kampionatin shqiptar në përgjithësi, Vllazninë e tij, por gjithashtu deklaroi se vazhdon të jetë në krye të detyrës si ndihmës i Rejës, duke kërkuar për futbollistë të rinj që mund t’i shërbejnë Kombëtares.

FAMILJA – Për momentin besoj se kam bërë një zgjedhje të mirë të vij në Amerikë. Të shohim, jam gjëra që i vendos me familjen. Edhe këtu, merrem 24 orë në ditë me futbollin. Komunikojmë me ata që kemi në ekipin kombëtar, por edhe duke kërkuar lojtarë të tjerë. Afrohem edhe me ekipet që gjenden këtu rreth e qark.

VLLAZNIA – Më vjen shumë mirë sepse është një Vllazni që nuk e kisha menduar kaq kompetitive në fillim, dhe kaq e mirëvendosur në fushë. Përgëzoj lojtarët dhe stafin, Licin dhe të tjerët aty pranë, sepse e di që kanë pasur një punë mjaft të vështirë.

TIRANA – Tirana nuk është se po luan keq, grupin e ka. Por, pjesa më e vështirë është opinioni. Lojtarët dhe drejtuesit gabojnë kur kërkojnë të shkëputen që në javën e pestë apo të gjashtë, e të jenë të vetëm në krye të klasifikimit. Tani u duhet durimi, që nga java në javë të binden që gjërat do shkojnë ku duhet. Është e vështirë që Tirana të ketë këtë luks. Duhet t’u japë kohë trajnerëve që të shprehin idetë e tyre, sepse u bë vite që nuk e fiton titullin. Drejtuesit janë të padurueshëm, por edhe pesimistë sepse mendojnë se do ndodhë e njëjta gjë ashtu si edhe vjet. Tani duhet të ngulin në kokë durimin.

SKËNDERBEU – Unë jo vetëm shpresoj, por edhe besoj që nuk do të ndodhë diçka e tillë sepse unë vetë si lojtar, e si sportdashës më vjen keq dhe do të ishte një mëkat që një ekip, ose një klub i organizuar në mënyrë të tillë të mos jetë më pjesë e futbollit shqiptar. Është një klub e qytet ku kam kaluar një pjesë të mirë të karrierës me suksese shumë të mëdha, por do të ishte mëkat nëse gjithçka zerohet nga ajo që është bërë deri tani dhe nuk do të ekzistojë më

RINOVIMI I REJËS – Unë ia kam thënë trajnerit, disa gjëra në fushë i shoh edhe si lojtar, edhe si trajner. Është një njeri që duhet t’i besohet. Pastaj, në fund gjërat i vendos presidenti. Kam mendimin se ka bërë një punë të mirë, më shumë për qartësiën që lojtarët kanë në fushë. Është i thjeshtë dhe i qartë në gjërat që bën. Besoj që ajo që ka treguar ekipi në fushë i ka dhënë të drejtë trajnerit

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com