Reja takohet me Dukën për kontratën e re, trajneri: Mund të punoj edhe 10 vite, rëndësi për tani ka…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 17:26

Reja takohet me Dukën për kontratën e re, trajneri: Mund të punoj edhe 10 vite, rëndësi për tani ka…

Edi Reja, do vazhdojë të qëndrojë në stolin e Kombëtares shqiptare të Futbollit. Prej ditësh emri i tij qarkullonte në mediat italiane, për të marrë drejtimin e Napolit, por ai i hodhi poshtë zërat se mund të lërë kombëtaren.

edi reja

Reja organizoj një takim në Tiranë, me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në një prononcim për mediat, foli mbi të ardhmen e tij.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me Presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete”, shprehet Reja.

Më tej, vetë trajneri i Kombëtares dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, patën një takim në selinë e federatës, për të diskutuar më tej projektin për Kombëtaren, para marrëveshjes së re.

Duka-Reja

Vetë Duka, në një prononcim për mediat, u shpreh se në parim nuk ka asgjë që i ndan. “Parimisht nuk kemi ndonjë gjë që na ndan, thjeshtë po hedhim në letër strategjinë për vitin e ardhshëm”- deklaroi presidenti Duka.

Në vijim të takimit, edhe vetë Reja e pranoi se nuk ka rëndësi kohëzgjatja e kontratës, por projketi. “Nuk ka rëndësi kohëzgjatja e kontratës. Nëse jam mirë mund të vazhdojmë edhe për 10 vite. Duhet të programojmë, të shohim dhe rezultatet që do të arrijmë. Mua më intereson projekti dhe këtu ka për të punuar shumë. Presidenti e ka të qartë çfarë duhet bërë”- u shpreh Reja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"