“Reja një pensionist”, shpërthen ish-futbollisti i Kombëtares: Nuk duhej marrë, më mirë… Neptun Bajko

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:45

“Reja një pensionist”, shpërthen ish-futbollisti i Kombëtares: Nuk duhej marrë, më mirë… Neptun Bajko

Ish-futbollisti i Kombëtares, Salvador Kaçaj, nuk heq dorë nga qëndrimet e forta kundër trajnerit Edi Reja. I ftuar në studion e emisionit “Pressing” të gazetarit Gerti Çarçani, Kaçaj e ka quajtur Rejën pensionist dhe sipas tij, 74-vjeçari italian nuk duhet të jetë trajner i Kombëtares.

Salvador Kacaj

“Shqipërinë shoh në situatën e para tre viteve. Kemi ekipin e De Biasit akoma dhe jam i bindur për këtë gjë. Ky është ekipi i De Biasit, tetë lojtarë të formacionit janë të tij. Reja për mua nuk është trajner, është një pensionist.

Kur ndërtojmë grupin, duhet të ndërtojmë grup të ri. Ky trajner po bën një ekip të ri, kështu thuhej në fillim. Por Reja ka gjetur një bërthamë të ndërtuar. Këtë grup nuk po e ndërton Reja. Kush e mban përgjegjësinë për tre vitet që kombëtarja ishte e dobët? Kush e solli Panuçin këtu? E kemi thënë që në fillim se do ishte një dështim.

Reja konference

Më mirë të merrte Neptun Bajkon, në të njëjtën moshë janë. Reja nuk duhej marrë. Kishte 3 vite që nuk kishte ekip. Për gjashtë muaj do drejtojë. Është 75 vjeç dhe nuk ka asnjë parametër të jetë trajneri i kombëtares. Duhet ta drejtojë një shqiptar. Tabarez mos e krahasoni me Rejën”, u shpreh Kaçaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"