“Reja në klub nuk më ka aktivizuar, te Kombëtarja po bën mirë”, Gjimshiti: Isha gati të largohesha nga Atalanta, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2020 | 23:44

“Reja në klub nuk më ka aktivizuar, te Kombëtarja po bën mirë”, Gjimshiti: Isha gati të largohesha nga Atalanta, por…

Berat Gjimshiti është duke bërë një sezon shumë të mirë me fanellën e Atalantës dhe Gasperini tashmë beson “verbërisht” te aftësitë e mbrojtësit shqiptar. Lojtari i Kombëtares, ka dhënë një intervistër për “Corriere di Bergamo”, teksa ka folur për objektivat e Atalantës, rolin e tij në fushë, Rejën dhe sfidat me Romën dhe Valencian.

gjimshiti

Sfidat me Romën dhe Valencian? “Ato janë sfida shumë të bukura dhe të vështira. Por unë mendoj se janë kundërshtarë brenda mundësive tona. Të dyja ndeshjet vlejnë shumë. Me Valencian do luajmë të vazhdojnë më Ligën e Kampionëve. Në Serie A çdo gjë mund të ndodhë. Pas Romës, do të ketë 14 javë të tjera deri në fund të kampionatit. Ndeshja ndaj Romës do të jetë një tregues se deri ku shkojnë aftësitë tona”.

Liga e Kampionëve? “Deri më tani ndeshja më e mirë ka qenë kundër Dinamo Zagrebit, të cilën e kemi fituar 2-0. Gjithashtu, kundër Shakhtarit kemi luajtur një ndeshje të kujdesshme dhe të përqëndruar dhe arritëm të triumfojmë 0-3.”

Pozicioni në mbrojtje? “Më parë trajneri më vendoste të luaja në qendër. Tashmë mund të luajë dhe në të majtë, kështu që përfshihem më shumë në lojë. Kjo më ka bërë që të rritem”.

Atalanta? “Një vit e gjysmë më parë ishte një pikë kthese. Isha gati të largohesha, por qëndrova këtu. Në atë moment kuptova se duhet të bëj më të mirën time dhe t’i tregoja trajnerit se meritoja të aktivizohesha”.

Shën Valentini? “Do e kaloj me shokun e dhomës, Robin Gosens. Që kur kemi qenë bashkë ai ka shënuar më tepër. E dashura? I kam dhuruar lule”.

Reja? “Me Rejan te Kombëtarja gjërat janë më mirë. E kam pasur trajner tek Atalanta dhe nuk më aktivizuar shumë (qesh).”

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"