Reja ndryshon mendje, thërret në Kombëtare mbrojtësin golashënues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 14:01

Reja ndryshon mendje, thërret në Kombëtare mbrojtësin golashënues

U njoftua fillimisht se trajneri Edi Reja nuk do të thërriste një zëvendësues nga lista e pritjes pas dëmtimit të Elseid Hysaj, por me sa duket tekniku italian ka ndryshuar mendjen, teksa mësohet se pak minuta më parë është ftuar në Kombëtare, mbrojtësi i majtë, Hysen Memolla, i cili po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku në 7 takime ka arritur të realizojë 3 gola.

memolla

Performanca e 27-vjeçarit duket se ka bindur trajnerin Reja, për ta bërë pjesë të Kombëtares, për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë, teksa mbrojtësi do të bashkohet me grupin aktual të futbollistëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"