Reja e pret te Kombëtarja, Bajrami shkëlqen në Itali. Fantazisti shqiptar tund rrjetën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 19:59

Reja e pret te Kombëtarja, Bajrami shkëlqen në Itali. Fantazisti shqiptar tund rrjetën

Nedim Bajrami vazhdon të shkëlqejë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit në Serinë B. Fantazisti shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme, duke i dhënë avantazhin Empolit ndaj skuadrës së Çitadelës.

bandicam 2021-03-07 15-52-23-806

Në minutën e 23’, pas një asisti të marrë nga Mankosu, Bajrami shpërthen në krahun e djathtë dhe pasi futet në zonë, gjuan bukur duke e ndalur topin në rrjetë. Ky është goli i tretë për Bajramin këtë sezon, teksa ka dhënë edhe 7 asiste. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e Empolit, pikërisht falë golit të 22-vjeçarit, ndërsa në të dytën miqtë barazuan shifrat dhe ndeshja u mbyll në barazim 1-1.

Kujtojmë se shqiptari nga Maqedonia e Veriut është një dëshirë e madhe e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja i cili e do nën urdhrat e tij dhe mësohet se edhe mesfushori ka dhënë përgjigje [pozitive për t’u bashkuar me Shqipërinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"