Reina: Nojeri s’duhet të rrijë i qetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2014 | 20:00

Reina: Nojeri s’duhet të rrijë i qetë

ReinaPortieri i Liverpulit, Pepe Reina, është zyrtarisht lojtar i Bajernit. 31-vjeçari spanjoll kreu vizitat mjekësore ditën e enjte ku nuk pati asnjë problem si dhe dje, para Rumeniges, drejtorit teknik Mikael Reshke dhe shefit të financave Kristian Drese, ka firmosur zyrtarisht një kontratë 3- vjeçare deri në më 30 qershor 2017. Babai i pesë fëmijëve do të mbajë veshur fanellën me numër 23, ashtu si në Kombëtaren spanjolle. Për herë të parë ai do të mbajë veshur fanellën e Bajernit gjatë prezantimit të sotëm para 65 mijë tifozëve. Pepe Reina ka dhënë intervistën e tij të parë duke u shprehur i kënaqur, por duke i bërë presion edhe Manuel Nojerit. “Erdha në Mynih, sepse dua të fitoj sa më shumë tituj. Dua të fitoj dhe të punoj fort për këtë gjë. Do të përpiqem të ndihmoj sa më shumë ekipin dhe të sfidoj Nojerin sa të mundem”, nënvizoi Pepe Reina duke shtuar për transferimin: “Ndihem krenar që do të luaj me Bajernin dhe shijoj emocionet e mëdha të Bundesligës në veçanti, sepse gjithçka tjetër është e njohur nga unë. Është një privilegj i madh të jem në Mynih dhe të stërvitem nga trajneri Guardiola, i cili nuk është i panjohur për mua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"