Reina: Gatuzo po e bën punën e tij, ne duhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2018 | 22:23

Reina: Gatuzo po e bën punën e tij, ne duhet…

Pepe Reina ka thënë se ata kanë besim më të madh në Gennaro Gattuson, pas humbjes nga Real Betisi në Ligën e Evropës.  Pepe Reina ka deklaruar se ata kishin shpresuar në fitore ndaj Real Betisit në Ligën e Europës, por që humbën në ‘San Siro’ me rezultat 1 me 2.

reina-650x358

“Betis e lëvizi topin shumë mirë, duke na krijuar shumë probleme, por edhe duke na nervozuar që nuk e kishim topin. Unë e komplimentoj Betisin për ndeshjen e treguar, pasi janë skuadër e mirë dhe ne duhet ta shikojmë disa herë këtë ndeshje, që të mësojmë nga gabimet.  Ne kemi besim të madh në trajnerin, pasi ai po e kryen punën e tij, ndërsa ne duhet të tregohemi më shumë luftarak në ndeshje të tilla”, ka thënë Reina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"