Rei Manaj larg Barçës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare piketohet nga dy ish-ekipet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2021 | 20:26

Rei Manaj larg Barçës, sulmuesi i Kombëtares shqiptare piketohet nga dy ish-ekipet

Sulmuesi i Kombëtares shkëlqeu te Barcelona B, mirëpo klubi katalanas kërkon që të përfitojë nga forma e Rei Manajt për të shitur kartonin e tij dhe për të kthyer mbrapsht në arka të paktën vlerën prej rreth 3 milionë eurosh, të paguara me këste ndaj Albasetes.

Manaj

Është kjo e fundit një nga alternativat në sfond për sulmuesin kuqezi. Pas 14 golave të shënuar sezonin e fundit me Barcelonën B, krahas Albasetes po tenton që ta rikthejë në ekip edhe Kremoneze.

Manaj

Skuadra që e kishte në pronësi në sezonin 2014- 2015 dhe ia shiti Interit, po tenton që ta rikthejë edhe një herë në Serinë B sulmuesin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"