Rei Manaj dhe Tiago Mota, ndaj Milanit do ta konsiderojnë si… derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 11:24

Rei Manaj dhe Tiago Mota, ndaj Milanit do ta konsiderojnë si… derbi

Te Specia mbërriti me bekimin e drejtuesve, por sidomos të trajnerit Tiago Mota. Ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin për Rei Manajn siç e dëshmojnë 14 prezencat e sivjetshme në kampionat.

LA SPEZIA, ITALY - SEPTEMBER 25: Ismael Bennacer of AC Milan competes for the ball with Rey Manaj of Spezia Calcio ,duri

Ndoshta 720 minutat e luajtura në sezon mund ta kishin ndihmuar të jepte një kontribut më të gjerë, megjithatë djaloshi me origjinë nga Lushnja nuk dorëzohet.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë së bashku me Erliçin ndoshta do të jenë dy ndryshimet që mund të shohim në formacionin titullar të Specias krahasuar me daljen e fundit.

Në fakt, Giasi dhe Verde duken të paprekshëm pas paraqitjes që bënë ndaj Xhenoas një javë më parë, megjithatë Manaj ka mjaftueshëm përvojë për të qenë gati në momentin e nevojës së Specias në takimin e sotëm.

Kujtojmë se 24-vjeçari sapo është shëruar nga COVID-i, por trajneri e aktivizoi disa minuta në fitoren kundër Xhenoas.

Ndërkohë, duhet thënë se shqiptari ka shënuar vetëm një herë në këtë Serie A e kjo ndodhte më 5 dhjetor 2021 kundër Sasuolos në një sfidë të mbyllur në barazim 2-2.

TIAGO MOTA PËR DERBI

Sfida e sotme për Specian e tyre ka aromë derbi. Rei Manaj është produkt i ekipeve zinxhir zikaltër, teksa trajneri Tiago Mota, si ishlojtar i Interit, është gati për betejë siç ka bërë gjatë këtij janari me fitoret e vyera kundër Napolit dhe Xhenoas. Në analizën e tij të takimit, 39-vjeçari u shpreh:

“Pres Milanin më të mirë të mundshëm. Ata janë një ekip i madh me një trajner të madh dhe këtë e kanë treguar që nga fillimi i sezonit si në kampionat ashtu edhe në Europë, ku luajtën një ndeshje të shkëlqyer pavarësisht se rezultatet nuk i dhanë të drejtë. Duhet të punojmë dhe të përpiqemi të sjellim momente të caktuara në favorin tonë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"