Regjistrohet në kurs për drejtov sportiv, Kasano “ndërron mendje”: Jam ende një futbollist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 18:56

Regjistrohet në kurs për drejtov sportiv, Kasano “ndërron mendje”: Jam ende një futbollist

Sulmuesi i Barit, Antoni Kasano është duke menduar për një aventurë të re në futboll. Bëhet fjalë për një rol drejtues të ndërmjetëm midis ekipit dhe menaxhmentit. Kështu ai është regjistruar në një kurs, por të cilin është menduar dy herë. Në fund ai ka vendosur që ta vazhdojë në vitin 2019.

LAPR0628-kQvB-U290747082737CtE-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Kjo pasi ai mendon se ka akoma diçka për të dhënë në fushë. Është një zgjedhje e dytë për Kasanon i cili mendon se qëllimi kryesor tani për tani është të vazhdojë karrierën e tij prej lojtari. Madje këtë ai e ka pohuar këtë duke thënë: Unë jam regjistruar në kurs, është e vërtetë, por nuk mendoj se do të shkoj tani. Jam një futbollist dhe do të pres për momentin e duhur”.

kasano

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"